Çfarë po ndodh me Hamilton? Vëllai i tij sqaron situatën e pilotit britanik

Sporte të tjera 29 Dhjetor 2021 10:33

Heshtja e gjatë e Lewis Hamilton ka shqetësuar të gjithë, pasi 7 herë kampioni i botës nuk ndjek më askënd në rrjetet sociale, ku prej dy javësh nuk poston më asnjë lajm apo foto. Ai që përpiqet të sqarojë situatën është Nicolas Hamilton, vëllai i 7 herë kampionit të botës në Formula 1.

Ai ka sqaruar situatën e Lewis për ESPN, duke thënë: “Lewis është mirë. Mendoj se ka vendosur të shkëputet për pak kohë nga rrjetet sociale. Nuk i vë faj për këtë gjë, pasi rrjetet sociale janë një vend toksik, që të helmojnë dhe tani Lewis ka nevojë për qetësi dhe reflektim”.

Ende nuk dihet nëse Lewis Hamilton do të rikthehet në pistë apo jo, teksa përflitet për një tërheqje të tij nga garat. Piloti britanik ka ende edhe 2 vite kontratë me Mercedes. Hera e fundit që ai është shfaqur në publik ishte kur mori titullin “kalorës” nga Princi Charles, dy javë më parë.

-->