Çfarë po ndodh me Schumacherin – kuptohen detaje të reja

Formula 1 28 Shkurt 2019 17:29

Michael Schumacher duket se ka ndryshuar destinacion, duke u shpërngulur në Spanjë, në një vilë luksoze në Majorka.

Legjenda e Formula 1 ishte në koma që prej aksidentit tragjik me ski, më 29 dhjetor të vitit 2013, transmeton Insporti.

Ende nuk dihet asnjë detaj për gjendjen shëndetësore të shtatë herë kampionit të botës, derisa familja me fanatizëm e ka mbajtur sekret çdo zhvillim shëndetësor të tij.

Krejt çka dimë është se ai merr kujdes intenziv në shtëpinë e tij, në Gjenevë, por raportet e fundit potencojnë se ai është shpërngulur në Spanjë.

Gazeta gjermane “Bunte” raporton se Schumacher ka kaluar kohë në vilën super-luksoze në Majorka, ku thuhet se ka arritur me helikopter.

Kompleksi “Yasmin”, të cilin familja Schumacher e ka blerë vitin e kaluar, më herët ka qenë e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Nuk është bërë e ditur nëse zhvendosja e familjes në vilë ësht ënë baza permanente, derisa fqinjët pretendojnë se vila ka qenë e zbrazët këtë muaj. /Insporti.com/

-->