Çfarë po ndodh me transferimin rekord të Arsenalit? Statistikat e bëjnë ‘horë’

Futboll 01 Tetor 2019 13:02

Nënshkrimi rekord i Arsenalit, Nicolas Pepe, pati një tjetër paraqitje zhgënjyese në barazimin 1-1 të skuadrës së tij në ‘Old Trafford’ mbrëmë.

Në dritaren e verës Arsenali për Pepen shpenzoi 82 milionë euro, me afrikanin i cili kishte shënuar 22 gola në Ligue 1 për Lille sezonin e kaluar.

Dhe ndërkohë që janë ende vetëm ditët e para, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ende nuk ka dhënë asgjë në futbollin anglez, përcjell lajmi.net.

‘Katastrofa’ e tij e fundit vjen kundër një skuadre si Manchester United që përjetuan startin e tyre më të dobët në historinë e Premierligës.

Pepe përfundoi ndeshjen me vetëm 17 pasime dhe humbi posedimin 17 herë – më shumë se çdo lojtar i Arsenalit – ndërsa ai gjithashtu nuk arriti të krijojë një shans të vetëm në lojë dhe pati një goditje në portë.