Çfarë po ndodh te Milani, shkarkohet Giampaolo?

Futboll 30 Shtator 2019 21:29

Një ditë pas humbjes me Torinon, Milani nxitoi që të tregonte mbështetjen për trajnerin Giampaolo, dhe se pozicioni i tij nuk ishte në rrezik.

Por, humbjet me Interin në derbi dhe dje me Fiorentinën, kanë vënë seriozisht në dyshim pozicionin e tij.

Tekniku që erdhi nga Sampdoria, ishte një zgjedhje e Maldinit, dhe Paolo mendon akoma se ai është i duhuri për “Rosonerët”, dhe këto vështirësi në fillim mund të parashikoheshin, e se rezultatet do donin kohë të vinin.

Por, nga ana tjetër, është Zvonimir Boban, ai që nuk është aspak i bindur nga drejtimi i Giampaolos.

Kroati e ka gjetur aty teknikun, por ka mbetur i pakënaqur sepse blerjet e reja janë vonuar të përdoren nga numri një i stolit të Milanit, dhe nuk është dakord me të.

Siç shkruajnë mediat italiane, Boban dhe Maldini janë të ndarë tashmë për këtë çështje, dhe debati ka shkuar edhe në instancat më të larta drejtuese, pas krizës së rezultateve, dhe në ditët në vijim pritet një vendim i kryesisë.

-->