Çfarë shpejtësie! Kylian Mbappe realizon ndaj Real Madridit

Futboll 09 Mars 2022 21:45

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain po takohen në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.

Kur po zhvillohet minuta e 38’të të takimit, superylli francez, Kylian Mbappe ka realizuar për 1:0. 

Ndryshe, Real Madridi ka tri fitore, një humbje dhe një barazim nga pesë përballjet me PSG-në si vendas.

PSG ka humbur ndeshjet e radhës jashtë fushe pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë. Ata nuk kanë arritur të fitojnë në tre vizitat e fundit në Bernabeu.

-->