Çfarë sinjali po dërgon Fellaini me gjestin e fundit (Foto)

Futboll 11 Maj 2018 14:32

Për mesfushorin belg të Manchester United, Marouane Fellaini, spekulohej se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në “Old Trafford”.

Belgu në fund të këtij sezoni do të jetë pa kontratë dhe thuhej se mund të largohet gjatë verës, pasi ende nuk është konfirmuar ndonjë rinovim i tij me “Djajtë e Kuq’, përkundër që trajneri Mourinho kishte shprehur bindjen se 30 vjeçari do të qëndroj në “Teatrin e Ëndrrave”.

Së fundmi Fellaini ka bërë një gjest interesant, duke e larguar nga tregu rezidencën e tij prej 2.3 milionë funtesh, të cilën e kishte vënë në shitje një vit më parë.

Më këtë ka ngjallur dyshimet se belgu edhe mund të qëndroj te Manchester United, përkundër se gjithçka aludonte në atë se Fellaini do të largohej në fund të këtij sezoni.

Shumë skuadra kishin shprehur interesim për mesfushorin 30 vjeçar, përfshirë skuadra si Milan, Juventus dhe turqit e Besiktas.

Përveç këtyre ekipeve, edhe klube nga Premier League, West Ham dhe Leicester City, sikurse edhe ato nga Super Liga e Kinës, thuhej se kishin qenë në kontakt me përfaqësuesit e reprezentuesit të Belgjikës, për të siguruar shërbimet e tij.

Në anën tjetër, përkundër se Fellaini nuk kishte pranuar fillimisht rinovimin e kontratës, trajneri Jose Mourinho është shprehur u bindur se ai do të qëndroj në “Old Trafford”.

“Jam ende i bindur se ai do të vendos të qëndroj në Manchester, pasi është një lojtarë i rëndësishëm për ne, mirëpo për dallim me futbollistët tjerë të skuadrës që kanë kontrata dhe largimin e tyre edhe mund ta kontrollojmë në një mënyrë, me Fellainin është gjë tjetër, pasi në fund të këtij sezoni do të jetë pa kontratë dhe qëndrimi varet nga vet ai”, tha Jose Mourinho. /Insporti.com




-->