Çfarë tha Salah në zhveshtore pas fitores ndaj Barcelonës?

Futboll 08 Maj 2019 17:29

Sulmuesi egjipatian, Mohamed Salah e shikoi fitoren e Liverpoolit kundër Barcelonës nga tribunat e stadiumit “Anfield”.

Salah nuk arriti të shërohej tërësisht për ndeshjen e mbrëmshme dhe trajneri gjerman Jurgen Klopp, nuk rrezikoi duke e lënë jashtë skuadrës.

Liverpooli po thuajse ishte eliminuar pas ndeshjes së parë në Camp Nou javën e kaluar, duke u mposhtur me rezultat 3:0.

Por, Të Kuqtë shënuan katër gola duke bërë përmbysjen më të çmendur që është parë në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të ndeshjes, Salah shkoi në zhveshtore për të festuar kualifikimin në finale.

Kamerat e televizionit anglez BT Sport kanë kapur momentin kur Mo e pyet mesfushorin anglez James Milner, se a e ka rezervuar pushimin.

 

“A i ke planifikuar pushimet pas finales”, e ka pyetur Salah.

Liverpooli do ta pret në finalen e Madridit fituesin e Ajax – Tottenham. /Insporti.com/

-->