Çfarë thanë Muhammed Ali dhe Mike Tyson kur u pyetën kush do të fitonte në ring mes të dyve?

Boks 05 Shtator 2021 10:09

I konsideruar si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, Muhammed Ali kishte deklaruar në një intervistë se në një ndeshje të mundshme midis tij dhe Mike Tyson, ai do të kishte përparësi shpejtësinë, por Tyson fuqinë.

Ali, i pyetur nga gazetari se: “Kush do të fitonte nëse do ta luftonit këtë burrë (Mike Tyson), në pikun tuaj?” u përgjigj duke thënë se ai ishte vallëzues në ring.

“Unë isha mjeshtri i vallëzimit, nuk isha shumë i fuqishëm, por isha shumë i shpejtë dhe nëse ai më godet (rrëzohet), por kjo nëse ai më kapë mua.”, tha Ali.

Në anën tjetër, reagimi i Tyson ishte prej një sportisti të madh.

“E di se unë jam i madh, por a mund t’iu them diçka? Në këtë situatë çdo kokë duhet të shpërthejë, çdo gjuhë duhet të rrëfejë, ky është më i miri i të gjitha kohërave.”, tha Tyson. /gm

-->