Çfarë thuhet në shkresën e UEFA-s e prezantuar nga FFK-ja?

Futboll 09 Dhjetor 2019 15:37

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës lëshoi një komunikatë zyrtare rreth situatës së fundit të krijuar për mandatin e kryetarit Agim Ademi, shkruan Insporti.com.

FFK-ja publikoi procesverbalin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor dhe një shkresë nga UEFA si mbështetje për mandatin katërvjeçar të Ademit.

“I dashur Eroll,

Shpresoj se kjo letër ju gjen mirë.

Në përgjigje të kërkesës tuaj të datës 2 dhjetor 2019, konfirmoj që personalisht kam marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së përgjithshme të FFK-së më 6 korrik 2018 dhe në atë rast, Z. Agim Ademi u zgjodh me aklamacion si Presidenti i ri i FFK-së për një mandat katër vjeçar.

Në rast të informacionit shtesë të nevojshëm në lidhje me këtë, ne mbetemi në dispozicionin tuaj të plotë”, thuhet në shkresën e UEFA-s e publikuar nga FFK-ja, transmeton Insporti.com.

 

 

Kjo shkresë është dërguar nga Zëvendës-Drejtori i Zyrës për Zhvillimin e Federatave në UEFA, Thierry Favre.

Pra, kjo letër siç shihet në përmbajtje është vetëm një konfirmim i prezencës së Favre në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor dhe se ai Kuvend në të cilin është zgjedhur Ademi ishte në rregull, por nuk shkruan se nuk duhet të mbahet Kuvendi i ardhshëm në vitin 2020.

Në sajtin e UEFA-s nuk asnjë komunikatë të publikuar rreth mbështetjes së Agim Ademit si kryetar i FFK-së me mandat katër vjeçar apo rreth sitautës së fundit të krijuar.

Ish zëvendës/sekretar Arianit Ahmeti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe pretendon se ka 41 nënshkrime, të cilat do t’i publikon gjatë ditëve në vijim. /Insporti.com/

-->