Challandes befason: Këtë nuk e ka bërë askush kundër Kosovës

Kombëtarja 11 Nëntor 2019 11:21

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke e mbajtur konferencën për shtyp e parë para ndeshjeve me Republikën e Çekisë dhe Anglisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Challandes të premten publikoi listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.

“Nuk flas për kundërshtarët, unë i kam shikuar ndeshjet e Çekisë, i kam shikuar sërish edhe dy herë ndeshjen tonë kundër Çekisë këtu në Prishtinë. Dy muaj më vonë e kam shikuar ndeshjen dhe nuk mendoj së do të bëjmë përsëri atë ndeshje. Përjashtuar ndeshjen me Anglinë, asnjë ekip nuk ka bërë ndeshje të mirë si Çekia ndaj Kosovës. Asnjë ekip nuk ka pasur gjashtë mundësi shënimi dhe 545 pasime ndaj Kosovës, vetëm Çekia. Mirëpo, portieri ynë ka bërë disa pritje të mira, edhe unë isha i befasuar me fitoren ndaj Çekisë por me rëndësi fituam dhe në atë ndeshje ishte skuadra më e mirë, pa asnjë diskutim” , raporton Insporti.com.

Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.

“Dardanët” renditen në pozitën e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se Çekia që renditet në pozitën e dytë me 12 pikë. /Insporti.com/

 

Konferenca e përfaqsues së Kosovës

Gepostet von Insporti am Montag, 11. November 2019

-->