Challandes dhe Zhegrova debutojnë me fitore (VIDEO)

Futboll 24 Mars 2018 21:06

Ndeshja e parë e Kombëtarës së Kosovës nën drejtimin e selektorit të ri, Bernard Challandes, ka qenë e suksesshme marrë parasysh rezultatin pozitiv. Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Madagaskar me rezultat 1-0. Goli e vetëm për Kosovën e ka shënuar dubutanti Edon Zhegrova, i cili nga 25 metra shënoi me këmbën e majtë për epërsinë e reprezentacionit tonë në minutën e 47-të.

Kosova në pjesën e parë ka pasur fat pasi Madagaskar ka humbur penalltinë nëpërmjet lojtarit Sedera Randriamparany.

Milot Rashica nuk ka startuar nga fillmi i ndeshjes, ai është inkuadruar në pjesën e dytë. Ai menjëherë ka rrezikuar portën e Madagaskar në minutën e 68-të.

Kombëtarës së Kosovës i është anuluar goli në minutën e 73-të, të cilin e shënoi Arbër Zeneli pas kromimit nga gjuajtja e lirë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Madagaskar është zhvilluar në  “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, afër Parisit.

Me datën 28 Mars, Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Burkina Fason. /Insporti.com

Goli i Edon Zhegrovës në debutim:

Momenti kur Madagaskar humbë penalltinë:

Goli që Kosovës i është anuluar:

-->