Challandes: E pamundur të luash ndaj këtij lojtari, është ndër më të mirët në botë

Kombëtarja 11 Shtator 2019 08:46

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka lavdëruar Raheem Sterlingun për paraqitjen e tij kundër Kosovës.

Sipas Challandes, është e pamundur të luash ndaj Sterlingut ose përndryshe shkaktohet faull, raporton Insporti

Sterling shkëlqeu në fitoren e Anglisë ndaj Kosovës, derisa padyshim ishte më i miri nga radhët e “Tre Luanëve”.

Ai e realizoi golin e dytë në ndeshje, të barazimit 1:1, derisa vazhdimisht i shkaktoi Kosovës probleme.

“Është e pamundur të luash kundër tij ose shkaktoni ndërhyrje”, tha Challandes pas ndeshjes.

“Në të kaluarën ai ishte shumë i shpejtë por topi final ose goditja nuk ishte aq e mirë. Tani është e pabesueshme. Ai ka mësuar shumë nga Guardiola. Tani është ndër më të mirët në botë”, ka përfunduar selektori i Kosovës. /Insporti.com/