Challandes: Ëndërroj për sukseset e Kosovës por jam realist që ndaj Spanjës nuk mund të pritet fitore

Kombëtarja 13 Prill 2021 20:56

Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillmet e fundit në skuadrën e “Dardanëve” pas takimeve të muajit mars, raporton Insporti.

Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Ai deklaroi se deklarata që “duhet të jesh nga tjetër planet për të fituar ndaj Spanjës është nxjerrur jashtë kontekstit”.

“Tri gola nga Suedia, tri nga Spanja, ku është progresi më tha një gazetar. Në këtë situatë unë thash, unë ëndrroj gjithmonë, për këtë arsye jam këtu në Kosovë. Ëndrroj për sukseset e Kosovës, por duhet të jemi edhe realist, si mundet një gazetar të kërkojë fitore ndaj Spanjës” – deklaroi ai.

“I pranoj kritikat por jo kur kjo skuadër nuk fiton ndaj skuadrës më të fortë në botë (Spanjës)”.

-->