Challandes i bashkohet festës së Kosovës U21 – pamje nga zhveshtorja

Kombëtarja 12 Qershor 2019 09:14

Bernard Challandes e ka shikuar nga afër festën e Kombëtares së Kosovës U21, pas fitores ndaj Turqisë.

Kosova U21 shënoi fitoren e dytë në grup në kuadër të kualifikime për Kampionatin Evropian U21, shkruan Insporti

Tani Kosova me dy fitore në po aq ndeshje është e para në grupin 3 të kualifikimeve, grup në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.

Ndeshjen e të rinjve të Kosovës e përcolli nga afër trajneri i kombëtares A të Kosovës, Bernard Challandes, i cili ishte në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’.

Pas ndeshjes, ai së bashku me presidentin e FFK-së, Agim Ademin janë futur në dhomat e zhveshjes aty ku i janë bashkuar festës, pas fitores ndaj Turqisë.

Shikoni pamjet më poshtë. /Insporti.com/

Ju lumtë djema dardanë! ⚽️🇽🇰👌👏👏

Gepostet von Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova am Dienstag, 11. Juni 2019