Challandes i drejtohet popullit të Kosovës – ky është mesazhi i tij në kohën e koronavirusit

Kombëtarja 25 Mars 2020 12:22

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, përmes një video-mesazhi i është drejtuar popullit kosovar pas gjendjes së shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.

Trajneri zviceran ka treguar se ashtu si e gjithë Evropa, edhe vendi i tij, Zvicra po përballhet me koronavirusin, derisa bëri thirrje që të qëndrohet në shtëpi, transmeton Insporti

“Në këto kohë të vështira, dëshiroj të ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi”, thotë Challandes.

Ai tha se pasi të tejkalohet virusi, “do të kthehemi për të arritur ëndrrat dhe qëllimet, të udhëhequr nga vlerat e ekipit kombëtar”.

Porosinë e përzgjedhëzit Bernard Challandes, mund ta shikoni në videon e mëposhtme, të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës. /Insporti.com/

-->