Challandes: Kam kënaqësinë që drejtoj Kosovën – nuk do të largohem

Kombëtarja 08 Shtator 2021 23:28

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në prononcimet e tij pas ndeshjes kundër Spanjës. Ai ka thënë se nuk e mendon largimin nga Kosova për momentin.

Bernard Challandes ka thënë për mediat në Kosovë se ai nuk e ka ndërmend momentalisht largimin nga Kosova, derisa ka lavdëruar ekipin për paraqitjen kundër Spanjës.

“Për ne, mund të them se kemi pasur një ndeshje të mirë. Kemi luajtur bashkë dhe shumë mirë në mbrojtje. Ekipi tentoi të shënoi dhe luajti me kurajë. Nuk shfrytëzuam situatat 1 me 1.  Mendoj se jemi në një rrugë të mirë me një skuadër të mirë dhe ekipi bëri ndeshjen e mirë por nuk i arriti që t’i konkretizoi”.

-->