Challandes krahasohet me Mourinhon dhe Guardiolan

Kombëtarja 02 Mars 2018 11:41

Trajneri i sapo emëruar i ekipit kombëtar të Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë të premten se mund të mos i ketë aftësitë e trajnerëve të mëdhenj si Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, por u zotua se do të punojë shumë për ta shtyrë Kosovën përpara.

Duke folur pas zyrtarizimit në stolin e Kosovës, Challandes ka thënë se Kosova ka shumë lojtarë të mirë që luajnë jashtë vendit, me të cilët synon ta krijojë një ekip shumë të mirë kombëtar.

“Kemi shumë lojtarë të mirë jashtë. Do ta formojmë një ekip shumë të mirë dhe është detyrua e trajnerit të bëjë një ekip të mirë. Në qoftë se vazhdojmë kështu kemi shanse të fitojmë dhe kualifikohemi”, ka thënë ai, duke shtuar se “Jam duke i përcjell të gjitha gjeneratat U-17 U-19 dhe U-21. I njoh futbollistët e Kosovës dhe e njoh mentalitetin e tyre. Kam punuar shumë me lojtarë shqiptarë në Zvicër, si Valon Behrami, dhe e njoh mentalitetin e tyre, të cilët e duan gjithmonë fitoren. Prandaj e kam pranuar ftesën me marrë kombëtaren e Kosovës. Nuk jam Mourinho as Guradiola por dua të bëjë diçka më shumë për ta dhe të çoj Kosovën përpara”, ka treguar ai.