Challandes: Ky klub më ka kërkuar të kem kujdes me këtë futbollist

Kombëtarja 11 Nëntor 2019 11:12

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke e mbajtur konferencën për shtyp e parë para ndeshjeve me Republikën e Çekisë dhe Anglisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Challandes të premten publikoi listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.

“Ne kemi një problem me Shalën, ai dëshiron të luajë por duhet të shikojmë gjendjen e tij. Shqetësim të vogël ka pasë Leart Paqarada dhe klubi i tij ka kërkuar që të mos shqetësohet shumë, por ai do të paraqitet sot në stërvitje.”, ka deklaruar Challadnes, raporton Insporti.com.

Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.

“Dardanët” renditen në pozitën e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se Çekia që renditet në pozitën e dytë me 12 pikë. /Insporti.com/

-->