Challandes lavdëron Rashicën, por thotë se fitorja ka qenë ekipore

Kombëtarja 11 Qershor 2019 16:32

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është treguar i matur në deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Bullgarinë, shkruan Insporti.com.

Kosova arriti fitore historike kundër kombëtares bullgare, duke fituar me rezultat 3:2 në ndeshjen e tretë në kuadër të eliminatoreve “Euro2020” në grupin A, shkruan Insporti.com.

Challandes ka lavdëruar paraqitjen e Milot Rashicës, i cili ishte i pa ndalshëm për mbrojtësit bullgarë, të cilët nuk kishin një natë të lehtë me asin e “Dardanëve” nga Vushtrria, shkruan Insporti.com.

Rashica shënoi golin e parë dhe dhuroi asistin për golin historik të Elbasan Rashanit.

“Mendoj që Milot Rashica tashmë po luan edhe me kombëtaren në të njëjtin nivel siç ka luajtur sezonin e fundit edhe me klubin e tij Werder Bremen. Tashmë është duke bërë përparime, është e qartë se është një futbollist jashtëzakonisht i fortë, ka besim, ndihmon jashtëzakonisht ekipin në të dy fazat, jo vetëm në fazën ofanzive. Ai tashmë ka bërë hapa dukshëm përparimtar, pasi po shënon gola. Mund të them po ashtu dhe më duhet ta precizojë se është e qartë se Miloti ka bërë paraqitje të mirë por fitorja ishte ekipit dhe se ishte një paraqitje ekipore”, ka thënë Challandes, transmeton Insporti.com.

Challandes lavdëron Rashicën, por thotë se fitorja ka qenë ekipore

Challandes lavdëron Rashicën, por thotë se fitorja ka qenë ekipore

Gepostet von Insporti am Dienstag, 11. Juni 2019

 

“Dardanët” zhvilluan ndeshjen e tyre më të mirë në këto eliminatore duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshje.

Sulmuesi Elbasan Rashani u shndërrua në heroin e ndeshjes duke shënuar gol në minutën e 90+2 pas një harkimi të bukur nga Milot Rashica.

Pas kësaj fitore Kosova renditet në pozitën e tretë me pesë pikë, dy barazime dhe një fitore. /Insporti.com/