Challandes me konferencë për medie para ndeshjes me Greqinë, jep lajmin e keq për Rashanin

Futboll 04 Shtator 2021 19:15

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë, Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Greqisë nesër me fillim nga ora 20:45, shkruan Insporti.

Para ndeshjes me Greqinë, selektori Challandes së bashku me Milot Rashicën po mbajnë konferencë për shtyp.

Fillimisht, Challandes foli për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, i cili tha: “Për mua ka qenë një ndeshje që ekipi ka treguar një mentalitet tjetër, ekipi ka pasë ndryshime në sjellje, në luajtje, dhe ne kemi kërkuar të gjitha këto ndryshime, dhe kjo ka reflektuar në fushë. Ekipi ka punuar në mënyrë të bashkuar gjatë gjithë kohës. Me kalimin e kohës duhet të këropmë edhe më shumë. Ndaj Gjeorgjisë e ka merituar fitoren.”

Ai u pyet se kush do të jëtë titullar, Rashani, Kastrati apo Rashica, i cili gjendet afër trajnerit në këtë konferencë për medie.

“Nuk edi nëse e keni pa konferencën e fundit, e kam thënë edhe një herë që asnjëherë nuk e deklaroj ekipin para ndeshjes, por ajo që mund të them është, edhe Rashani, Kastrati dhe Zymer Bytyqi kanë pasur paraqitje të mirë, dhe besoj që edhe Milot Rashica nuk e ka problem që ndonjëherë të qëndrojë në bankën rezervë.”- tha Challandes, përcjell Insporti.

Challandes lajmëroi se Elbasan Rashani ka një problem të vogël me lëndim dhe nuk dihet ende nëse mund të jetë pjesë e ekipit.

/Insporti.com

-->