Challandes: Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje që po e bëni

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 18:04

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, raporton Insporti.com.

Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën do të flasin për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë.

Strategu zviceran u përballë përsëri me pyetjen se kush do të zëvendësojë Muriqin, pasi kapiteni i çekëve, Darida dhe përzgjedhësi Jaroslav Silhavy në konferencën për shtyp deklaruan se kanë analizuar Kosovën dhe se Muriqi do të zëvendësohet nga Atdhe Nuhiu.

“Në këtë ndeshje nuk do të jetë më e rëndësishme sistemi se di do të luajmë, por do të jetë diçka tjetër. E pa mundur të jap një përgjigje se kush do të luajë në vend të Muriqit. Përzgjedhësi i Çekisë nuk ka treguar se kush do ta zëvendësojë Patrick Schick, kështu që as unë nuk do të tregoj. Nuk është puna ime të komentojë se çfarë thojnë njerëzit, trajnerët ose futbollistët e Çekisë. Ne e dimë saktësisht kush jemi, e dimë saktësisht kush është Çekia. Ne e vlerësojmë shumë që kemi arritur deri në këtë moment, jemi në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, ne koncetrohemi për këtë moment dhe jo për kundërshtarin. Po, shpresoj të më ndërtohet një bust.”, ka deklaruar Challandes.

Kosova nesër do të përballet me Çekinë në Plzen në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro2020”. /Insporti.com/

LIVE nga Plzen – konferenca e kombëtares së Kosovës

Gepostet von Insporti am Mittwoch, 13. November 2019

 

-->