Challandes paralajmëron futbollistët: Kush nuk e jep maksimumin, do të ketë telashe

Kombëtarja 09 Tetor 2019 17:49

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes miqësore me Gjibraltarin, raporton Insporti.com.

“Loja më Gjibraltarin lojë e mirë, mundësi e mirë. Mundësi e mirë për çdo lojtar. Nuk është miqësore, por mundësi e mirë për t’u përgatitur për Malin e Zi. E respektoj Gjibraltarin, është lojë përgatitore për ne. Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin sado që janë në fushë. Kush nuk e jep maksimumin, do të ketë telashe. Gjibraltari ka organizim të mirë, trajner të mirë, ekipi lufton, nuk është e lehtë për ne, kanë luajtur mirë kundër Zvicrës dhe Islandës. Në këtë ndeshje mund ta shoh se çka mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësira. Për mua është e rëndësishme ta shoh formën e lojtarëve para lojës me Malin e Zi”, ka deklaruar Challandes,  transmeton Insporti.com.