Challandes: Për këtë arsye nuk e kam ftuar Shabanin

Futboll 24 Dhjetor 2019 21:04

Gjatë ditës së sotme përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Suedisë, shkruan Insporti.com.

Insporti ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Challandes në lidhje me këtë ndeshje që do të jetë e karakterit miqësor.

Challandes për Insportin zbulon edhe pse nuk e ka ftuar yllin e Dritës, Xhevded Shabanin dhe mbrojtësin e krahut të djathtë të Feronikelit, Përparim Islami.“Nuk është lehtë që të ndërtohet një ekip në këtë situatë. Për shembull, nëse e shikojmë 11shen e vitit në Superligën, nuk mund t’i marr vetëm lojtarët që janë në atë 11she, sepse më duhet të krijoj ekip. Për shembull, aty kemi dy mbrojtës të djathtë dhe asnjë mbrojtës të majtë. Edhe ai që figuron si mbrojtës i majtë, është në fakt i djathtë. Po ashtu ideja ka qenë që të japim shans për lojtarët e së ardhmes. Për shembull, Shabani, unë e njoh atë dhe e çmoj atë si lojtar, por është 33 vjeçar. Ideja është që ndoshta të mos marrim lojtarët më të mirë të kampionatit, por disa që mund të zhvillohen në lojtarë të mirë për ekipin kombëtar”.

Image may contain: one or more people, people playing sport and outdoor

 

Shabani është një ndër futbollistët më të mirë në vitet e fundit të Superligës.

Ndeshja kundër Suedisë do të zhvillohet në Doha të Katarit më 12 janar të vitit 2020. /Insporti.com/

-->