Challandes: Rrahmanin nuk e lejoi Napoli të luante, mund të paraqitej kundër Spanjës

Kombëtarja 14 Prill 2021 13:21

Përzgjedhësi i i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillmet e fundit në skuadrën e “Dardanëve” pas takimeve të muajit mars, raporton Insporti.

Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

“Amir Rrahmani kishte shanse të luante kundër Spanjës, por presioni ishte shumë, shumë i madh nga Napoli. Dhe nëse Napoli i thotë se ‘nëse lëndohesh me Kosovën, do të kesh probleme me klubin. Nuk dyshoj se ai dëshironte të luajë këtë ndeshje. Të gjithë Muriqi, Rashica të gjithë donin të luajnë”, ka deklaruar Challandes, transmeton Insporti.com.

Amir Rrahmani në duel me kapitenin e Anglisë, Harry Kane

Rrahmani mungoi edhe në ndeshjen më të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut për shkak se klubi i Napolit nuk e lejoi të udhëtonte në Kosovë, duke parë gjendje e rëndë në vend me koronavirus.

Ish mbrojtësi i Drenicës para ndeshjeve të Kosovës pësoi një lëndim, i cili e ka penalizuar të paraqitet në ndeshjet e marsit. /Insporti.com/

-->