Champions League me tifozë? Ky është vendimi i fundit

Futboll 30 Qershor 2020 19:02

Champions League nis në muajin gusht dhe ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në Portugali.

Gjithçka do të zhvillohet në periudhën 12-23 gusht, ndërkohë që shumëkush pyet a do të lejohen tifozët në stadiume në këto përballje.

Nga Portugalia ka ardhur edhe përgjigja. Sekretari i Shëndetit në Portugali, Antonio Lacerda Sales, ditën e djeshme është shprehur: “Sa i takon publikut dhe bazuar në situatën aktuale të pandemisë, absolutisht jo”.

Më tej ai shton: “Nuk e dimë se do të shkojë pandemi dhe sikurse kemi bërë edhe më parë, do t’i marrim masat sipas evolucionit të pandemisë. Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por në këtë moment përgjigja është jo”.

Vendi luzitan u përzgjodh për organizimin e “Final Eight” pikërisht për rastet e pakta me koronavirus.

Finalja para shpërthimit të pandemisë, ishte e planifikuar të zhvillohet në fundin e muajit maj, në Ataturk të Stambollit.

-->