Championsi në rrezik? Reagon presidenti Ceferin

Futboll 01 Korrik 2020 10:47

Pandemia e Covid-19 bëri që kompeticioni më i madh i klubeve evropiane të futbollit të pezullohej në mars, dhe tani ka plane që të përfundohet me anë të një mini-turneu në Lisbonë këtë gusht.

Sidoqoftë është bërë e ditur që nga e mërkura e kësaj jave, 19 lagje në veri të kryeqytetit portugez do të kthehen nën rregulla të rrepta bllokimi, duke kufizuar tubimet në vetëm pesë persona.

Ceferin zbuloi se foli me kryeministrin portugez Antonio Costa dhe presidentin e federatës kombëtare të futbollit Fernando Gomes përmes një video-thirrje të martën për situatën.

Në deklaratën nga Ceferin shkruhej: “Unë do të doja të falënderoja kryeministrin portugez Antonio Costa për përkushtimin e tij në këtë projekt dhe punën që ai po bën së bashku me Federatën Portugeze të Futbollit për të siguruar që Portugalia të japë një turne të suksesshëm”.

“Jam i sigurt se me bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë palëve të interesuara, ne do ta përmbyllim sezonin në një mënyrë pozitive në Lisbonë. Nuk ka nevojë për një plan B”.

-->