Chelsea afër Moussa Dembélé

Futboll 23 Janar 2020 21:08

Moussa Dembele është afër t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Frank Lampard.

Oferta e parë për sulmuesin francez ishte refuzuar nga Lyoni, por Chelsea ka gati ofertën e dytë dhe është duke menduar ta përfshijë edhe Olivier Giroud në marrëveshje.

Dembele ka qenë në formë të mirë për Lyonin duke shënuar 11 gola në 19 takime. Lampard e sheh sulmuesin si partnerin perfekt për Tammy Abraham. /Insporti.com/

-->