Chelsea – Barcelona në Japoni para 65 mijë shikuesve

Futboll 18 Prill 2019 12:54

Chelsea do të luajë kundër Barcelonës më 23 korrik në Japoni në kuadër të fazës përgatitore që të dy ekipet do të zhvillojnë në vendin aziatik.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Saitama” që ka kapacitet prej afro 65 mijë ulësesh.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për tifozët japonezë të dy skuadrave që të shohin nga afër idhujt e tyre.

Chelsea dhe Barcelona edhe në të kaluarën kanë luajtur gjatë fazës përgatitore në verë, por kjo është hera e parë që do të përballen në Japoni.

Ndeshja është konfirmuar nga faqet zyrtare të të dyja klueve.