Chelsea del me njoftim zyrtar për fansat

Futboll 28 Mars 2020 18:10

‘Stamford Bridge’ duket se do të rinovohet, ose të zëvendësohet, pasi te Chelsea flitet për një projekt të ri qysh moti, por të drejtat në pronë kanë hapur telashe për londinezët.

Faqja zyrtare e ‘Bluve të Londrës’ sot kanë dalë me një njoftim zyrtar, ku ka thënë se do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për një stadium të ri, bazuar në kushtet ekonomike.

“Klubi i Chelsea njofton se leja për stadiumin e ri, skadon më 31 mars të vitit 2020” thuhet fillimisht në njoftimin e klubit.

“Jemi mirënjohës për të gjithë tifozët dhe palët e interesuara, veçanërisht për “Hammersmith dhe Fulham Council”, për durimin dhe mirëkuptimin mbi këtë çështje. Ne do të vazhdojmë të konsiderojmë opsionet tona për stadiumin e ri, nëse kushtet ekonomike përmirësohen” thuhet tutje.

Mbetet të shihet se çfarë hapa do të marrë Chelsea në këtë drejtim.

-->