Chelsea dështon në start të 2019-tës

Futboll 02 Janar 2019 22:39

Chelsea ka dështuar të shënojë fitore në ndeshjen e parë në vitin 2019 në Premierligë.

Skuadra e trajnerit Maurizio Sarri, ka luajtur baras 0-0 me Southamptonin në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.

Chelsea tregoi paraqitje më të mirë në këtë sfidë të cilën edhe e dominoi me përqindje të lartë të posedimit të topit e po ashtu edhe me rastet e krijuara.

Me gjithë rastet e krijuara, ‘Blutë’ nuk arritën të gjejnë golin e fitores, duke e nisur me barazim këtë vit të ri.

Pas këtij barazimi, Chelsea numëron 44 pikë dhe renditet në vendin e katërt, dhe në xhiron e ardhshme luan prapë në shtëpi, ku pret Newcastle United.