Chelsea dhe Brightoni ndajnë pikët

Futboll 20 Prill 2021 23:16

Në xhiron e 32-të, Blutë e Londrës kanë barazuar 0-0 me Brighton, duke rrezikuar shumë me zonën Champions.

Chelsea ka barazuar 0-0 me Brighton & Hove Albion në “Stamford Bridge”.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në vend të katërt në renditje, mirëpo me pikë të barabarta (nga 55) me West Ham Unitedin që ndodhet një vend më poshtë.

Brightoni ka marrë një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe tash ndodhet shtatë pikë larg zonës së rrezikut.

Ndryshe, Andi Zeqiri nuk luajti asnjë minutë për Brightonin.  /Insporti

-->