Chelsea dhe Juventusi fitojnë, Atalanta e Gjimshitit baras me Villarealin

Futboll 14 Shtator 2021 23:12

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në kuadër të garës më prestigjioze evropiane në futboll, Liga e Kampionëve.

Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Bayern Munichu e dominoi plotësisht skuadrën vendase duke arritur një fitore bindëse me rezultat, 0:3.

Muller (’33) dhe dy golat e Lewandowskit (’56,’85) ia dhuruan fitoren sonte skuadrës nga Mynihu.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin E, ku bavarezët janë liderë me tri pikë, derisa Barcelona e fundit pa pikë, kurse Dinamo Kievi në vendin e dytë me tri pikë (pas fitores 1:0 ndaj Benficës) sonte.

Nga ana tjetër, Chelsea ia ka dalur të fitojë me shumë vështirësi në shtëpi ndaj Zenit Shën Petersburgut.

Në “Stamford Bridge”, kampioni në fuqi i Evropës fitoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 69-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventusi mposhti Malmon me rezultat 0:3 me golat e Sandros (’23), Dybalas (’45) dhe Moratas (’45+1).

Kështu, grupin H e kryeson Juventusi me tri pikë, e ndjekur nga Chelsea poashtu me tri pikë, teksa Malmo dhe Zeniti ndajnë dy vendet e fundit pa pikë..

Në ndeshjet tjera, Lille barazoi pa gola ndaj Wolsburgut, ashtu sikurse Villareali 2:2 me Atalantën në shtëpi.

-->