Chelsea dhe Napoli, drejt shkëmbimit  të sulmuesve

Futboll 30 Janar 2020 14:06

Chelsea është gati t’i ofrojë Napolit një shkëmbim sulmuesish. Më konkretisht, të jap Olivier Giroud për Dries Mertens. Këtë ide, që mund të materializohet shpejt, e zbulon tabloidi britanik, “Mirror”. Blutë janë të gatshëm të hyjnë në një negociatë të tillë, para se të mbyllet merkatoja e dimrit.

Francezi ishte afër Interit në këtë muaj, por mund të shërbejë për të marrë belgun, të cilit i skadon kontrata me Napolin në fund të sezonit. Giroud është duke kërkuar më shumë hapësira aktivizimi, sepse synon të jetë në finalet e “Euro 2020”, ndërsa Mertens e josh fort ideja për të luajtur në Premier League.

Klubi nga “Stamford Bridge” duket se është dorëzuar për Edinson Cavani, që është më afër Atletico Madridit. Për pasojë, ka kaluar te plani B, Mertens. Lampard e shikon beglun si partner ideal të Tammy Abraham, golashënuesi më i mirë sezonal i bluve (15), mes Premier League dhe Champions.

-->