Chelsea do të ndajë udhët me “të pa dëshiruarin” e Lampardit

Futboll 30 Tetor 2019 12:46

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud pritet të jetë përforcimi i parë te skuadra e Lyonit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të mërkurën e përditshmja L’Equipe.

Giroud pritet t’i bashkohet Lyonit si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Chelsean që i skadon në fund të këtij edicioni.

33-vjeçari, dëshiron të largohet nga Chelsea për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.

Atij te Lyoni, i është ofruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Giroud, këtë edicion ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje te Chelsea në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Chelseat prej janarit të vitit të shkuar kur u transferua nga Arsenali për 20 milionë euro.

Giroud ka bërë karrierë edhe te Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi. Ka edhe 94 ndeshje e 37 gola të shënuara me Francën.

-->