Chelsea e gjen pasuesin e Hazardit në Barcelonë

Futboll 14 Maj 2019 09:58

Drejtuesit e Chelseat kanë shprehur interesim për Philipe Coutinhon, si zëvendësues i Eden Hazard i cili tanimë shihet si lojtar i Real Madridit.

Mediet e huaja raportojnë se edhe pse Coutinho dëshiron të qëndrojë në ‘Camp Nou’, janë drejtuesit e Blaugranave të cilët janë të vendosur për ta shitur këtë verë.

Braziliani nuk ka lënë përshtypje të mëdha që nga ardhja e tij nga Liverpooli, dhe kjo është një ndër arsyeje që ata dëshirojnë ta shesin atë.

Gjatë ditës së djeshme, L’Equipe bëri të ditur edhe kohën kur do të prezantohet belgu në Madrid.