Chelsea e gjen pasuesin e Sarrit në Premierligë

Futboll 15 Prill 2019 18:53

Chelsea pritet ta shkarkojë Maurizio Sarrin në fund të këtij sezoni.

Chelsea po mendon që t’i ndajë rrugët me Maurizio Sarrin nëse nuk e fiton Ligën e Evropës, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Skuadrës londineze i janë zbehur shanset për një vend në top katërshe, pas humbjes nga Liverpooli në këtë fundjavë që shkoi.

Chelsea po mendon që ta emërojë Javi Gracian, trajnerin e Watfordit, nëse Sarri dështon ta fitojë Ligën e Evropës.

Trajneri 48-vjeçar spanjoll, është që prej janarit të vitit të kaluar në krye të Watfordit.