Chelsea e Man. United luftojnë për lojtarin e Barcelonës

Chelsea është gati ta rivalizojë Manchester Unitedit për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës.
Mbrojtësi francez dhe ekipi “Blaugrana”, nuk po munden të gjejnë ende gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Klauzola e tij e ulët, ka bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohen për të, e veçanërisht ato angleze.
bëhet fjalë për Samuel Umtiti, i cili pëlqehet shumë nga skuadra e Manchester United dhe trajneri portugez Jose Mourinho, e sheh si njërin nga objektivat e tij kryesor gjatë verës.
Por, “Djajtë e Kuq” e dinë që largimi i Umtiti-t nga “Camp Nou” do të jetë shumë i vështirë edhe përkundër mos rinovimit të kontratës.
Francezi 24 vjeçar u bashkua me ekipin katallan gjatë vitit 2016 nga Lyon dhe ka një klauzolë largimi prej vetëm 54 milionë funteve apo 60 milionë euro.
Kjo klauzolë ka ndezur dritën e kuqe edhe te Blutë e Londrës, të cilët thuhet se janë gati të luftojnë me çdo kundërshtar për të transferuar francezin në “Stamford Bridge”. /Insporti.com