Chelsea e mposht Norwichin me rezultat 7-0, ja si u vlerësua Rashica

Futboll 23 Tetor 2021 15:30

Skuadra e Milot Rashicës është mposhtur me rezultat 7-0 nga Chelsea në “Stamford Bridge” në Londër, shkruan Insporti.

Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të por i pa forcë ndaj mbrojtjes së vendasve dhe nga SofaScore u vlerësua me notë shumë të ulët 5.9

Të kaltrit tre gola shënuan në të parën e katër në pjesën e dytë, duke i shkaktuar humbje të rëndë rivalit.

Golat u shënuan nga Mount (8′, 85’-nga penballtia e 90+1′), Hudson – Odoi (18′), James (42′), Chilwell (57′) e Aarons (62′-autogol). Në minutën e 65-të, Gibson i Norwich-it u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Pas javës së nëntë në Premier League, Chelsea kryeson me 22 pikë e Norwich është në fund me 2 pikë, me dy barazime e shtatë humbje, me goldallim 2:23.

-->