Chelsea e përfundon vitin me fitore

Futboll 30 Dhjetor 2018 15:03

Në ndeshjen e fundit të këtij viti, Chelsea kanë luajtur si mysafirë të Crystal Palace.

Në këtë ndeshje, londinezët arritën që të marrin tri pikë të mëdha, duke fituar minimalisht (0:1) falë një goli të N’Golo Kante.

Francezi, golin e vetëm në këtë takim e realizoi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 50’ të takimit.

Lojtarët e Sarrit patën edhe një mundësi të mirë shënimi, kur me anë të Willian goditën shtyllën.

Me këtë fitore, Chelsea ruan pozitën e katërt, dhe shkëputet me pesë pikë nga Arsenal.

Londinezët gjithashtu janë afruar në vetëm një pikë me Manchester City, mirëpo këta të fundit kanë një ndeshje më pakë, të cilën e luajnë sot, kundër Southampton.