Chelsea e përmbys Cardiffin në 10 minutat e fundit

Futboll 31 Mars 2019 17:09

Chelsea e ka fituar me përmbysje ndeshjen kundër Cardiff Cityt.

Në kuadër të xhiros së 31-të të kampionatit anglez, ‘blutë’ e Maurizio Sarrit fituan në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Insporti

Cardiff City kaloi në epërsi me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë. Victor Camarasa realizoi për 1:0 në minutën e 46′.

Por, londinezët nuk u dorëzuan duke i shënuar dy gola brenda gjashtë minutave.

Cesar Azpilicueta barazoi në minutën e 84′ për 1:1, kurse goli i fitores u shënua krejt në fund nga Ruben Loftus-Cheek (90′).

Chelsea me këtë fitore vazhdon të luftojë për një vend në top 4-she, derisa pas 31 xhirove me 60 pikë është në pozitën e gjashtë.

Arsenali ka po aq pikë në vendin e pestë, me një ndeshje më pak (30), kurse Manchester Unitedi me numër të njëjtë të ndeshjeve (31), ka vetëm një pikë më shumë në pozitën e katërt. /Insporti.com/