Chelsea e shpërblen yllin e skuadrës me super-kontratë

Futboll 22 Gusht 2019 11:53

Chelsea ka bërë gati një super-kontratë për sulmuesin, Callum Hudson-Odoi.

Mediat angleze thonë që gjiganti anglez është i gatshëm ta paguajë lojtarin 200 mijë euro në javë, kontratë e cila do ta mbajë në “Stamford Bridge” për pesë vjetët e ardhshme.

18-vjeçari që një kohë është i kërkuar nga Bayern Munich, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro.

Futbollisti anglez dëshiron të qëndrojë në Chelsea, pasi Frank Lampard i ka premtuar një vend në ekipin e parë.

18-vjeçari shihet si e ardhmja e klubit londinez, së bashku me yjet e tjerë anglezë si Mason Mount, Reece James e Ruben Loftus-Cheek.