Chelsea fiton dhe rikthehet në pozitën e katërt

Futboll 04 Korrik 2020 22:54

Chelsea ka mposhtur Watfordin 3:0 në kuadër të Premier Ligës, shkruan Insporti.com.

Ish kampioni anglez filloi ndeshjen më mirë duke krijuar raste për shënim qysh në minutat e parë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Oliver Giroud në minutën e 28-të për rezultatin 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Sulmuesi brazilian Willian shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 2:0.

Golin e fundit e shënoi mesfushori anglez Ross Barkley në minutën e 90.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshja, pasi Watford ishte i pa fuqishëm për të bërë diçka në këtë ndeshje.

Chelsea pas kësaj fitore rikthehet në pozitën e katërtë me 57 pikë, ndërsa Ëatford në pozitën e 17-të me 28 pikë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit. /Insporti.com/

-->