Chelsea – Frankfurt, penalltitë do ta përcaktojnë finalistin

Futboll 09 Maj 2019 23:34

Chelsea – Eintracht Frankfurt nuk ka sjellur fitues as pas vazhdimeve.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Europa Ligës, në kohën e rregullt përfundoi baras 1:1 në ‘Stamford Bridge’, shkruan Insporti

Me të njëjtin rezultat kishte përfunduar edhe takimi i parë në Gjermani.

Ndryshim rezultati nuk pati në vazhdime, dhe tani penalltitë do të nevojiten për të mësuar se kush do t’i bashkohet Arsenalit në finale, që në gjysmëfinale triumfoi ndaj Valencias.