Chelsea i bën thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar: Na lejoni të shesim bileta

Futboll 14 Mars 2022 21:31

Chelsea po kërkon nga qeveria britanike që të jetë në gjendje të shesë biletat e ndeshjeve pavarësisht ngrirjes së aseteve ndaj pronarit Roman Abramovich si rezultat i sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës.

“Ne po i bëjmë presion qeverisë që të lejojë përkrahësit tanë të kenë akses në bileta. Takimet po zhvillohen çdo ditë në kërkim të një zgjidhjeje. Përveç kësaj, Premier League dhe FA po diskutojnë gjithashtu me qeverinë për çështjet e integritetit sportiv të ngritura nëse nuk lejojnë tifozët të marrin pjesë.

Ne jemi të vetëdijshëm për nivelin e lartë të zhgënjimit që po përballen mbështetësit tanë për këtë çështje dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për ta zgjidhur atë sa më shpejt të jetë e mundur” – shkruhej në komunikatë.

-->