Chelsea i bie pishman për Sarrin, ky është vendimi i fundit

Futboll 05 Qershor 2019 09:45

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për pasardhësin e Allegrit në pozitën e trajnerit të Juventusit.

Edhe pse kanë qenë disa emra të lakuar për të marrë epitetin e shefit të shtabit teknik në bankinën biankonere, padyshim se në “pole-position” mbetet edhe më tutje Maurizio Sarri.

Trajneri i Chelseat që së fundi fitoi Europa Ligën, flitej se do të ndahej me Chelsean me marrëveshje të dyanshme, por si duket klubi londinez ka bërë një hap prapa drej finalizimit të negociatave.

Tani kërkojnë kompensim nga ana e Juventusit për shkëputje të kontratës me ish-trajnerin e Napolit, megjithëse ka ende punë për t’u bërë deri në fund.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.