Chelsea i kujton Barcelonës golin e Lampardit: E bëri para Messit

Futboll 20 Mars 2019 08:32

Parabola e Leo Messit ndaj Real Betisit në fundjavën e kaluar u bë virale në rrjetet sociale.

Barcelona fitoi 4 me 1 ndaj Real Betisit, gjersa Leo Messi arriti të realizonte het-trik.

Ylli argjentinas shënoi tri golat të bukura, por parabola ishte vërtetë për t’u duartrokitur dhe ajo gjë ndodhi nga tifozët e Betisit.

Por, Chelsea ka reaguar në lidhje me këtë parabol të Leo Messit në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Skuadra londineze e ka krahasuar golin e argjentinasit me atë të legjendës së tyre, Frank Lampard.

Chelsea ka shkruar: “Para Lionel Messit, ishte Frank Lampard”.