Chelsea ia vendos çmimin Hazardit, pret ofertën e Realit

Futboll 25 Maj 2019 12:55

Klubi anglez, Chelsea është pajtuar për ta shitur yllin e tyre Eden Hazard, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Los Blancos kanë ende punë për të përmbushur kërkesat financiare që Blutë kërkojnë për sulmuesin e tyre.

Sipas mediumit The Mirror, Chelsea ka kërkuar 112 milionë funte apo 127 milionë euro për Hazardin.

Në anën tjetër, oferta aktuale e Real Madridit qëndron në rreth 86 milionë funte apo rreth 98 milionë euro dhe kjo duket e pamjaftueshme.Belgu dëshiron transferimin e tij te klubi mbretëror dhe pas finales së Ligës së Evropës pritet të zgjidhet gjithçka.

Hazard deri më tani ka arritur të shënojë 16 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në paraqitjet e tij në Ligën Premier këtë sezon.