Chelsea ishte ekipi më i mirë, thotë Lampardi

Futboll 15 Gusht 2019 08:53

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard është ndarë i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij në ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës së Evropës.

Liverpooli fitoi pas penalltive kundër ‘Bluve’, pasi që koha e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Duke folur për lojën, trajneri anglez u tha gazetarëve se skuadra që drejton dukshëm ishte më e mirë në fushë.

“Ishte e qartë për mua se ne ishim skuadra më e fortë. Ne nuk kishim fat dhe nuk patëm fat në finalizimin e aksioneve”, tha fillimisht 41-vjeçari.

“Jam krenar me punën e ekipit dhe jam i lumtur. Jam një humbës i tmerrshëm. Edhe duhet të jem. Ne donim ta fitonim këtë lojë. Por ne nuk kishim shumë fat sot. Penalltitë janë fat”, pohoi Lampard.

Ndryshe, golashënues për Chelsean ishin Olivier Giroud dhe Jorginho gjersa për ‘të kuqtë’ realizator i dyfishtë ishte Saido Mane.