Chelsea ka vendosur për Higuainin

Futboll 16 Maj 2019 08:58

Gonzalo Higuain nuk dha shumë në sezonin e parë me Chelsean në Premier League.

Andaj klubi nga Londra ka vendosur që ta kthejë atë te Juventus – klub prej të cilit e huazoi, shkruan Daily Mail.

Blutë kanë vendosur që të mos ia vazhdojnë huazimin e as ta blejnë atë me marrëveshje të përhershme për shkak të paraqitjeve jo të mira.

Ai ka marrëveshje edhe dy vjet me ‘Zonjën e Vjetër’.