Chelsea kapitullon në ‘Stamford Bridge’ – Manchester United shënon golin e dytë

Futboll 17 Shkurt 2020 22:28

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Chelseat, në ‘Stamford Bridge’.

Pas golit të parë të shënuar në fundin e fraksionit të parë të lojës, ishte Harry Maguire ai i cili në minutën e 66-të e dyfishoi epërsinë e ‘Djajve të Kuq’, përcjell Insporti

Mbrojtësi anglez realizoi për 0:2 pas asistimit të Bruno Fernandesit nga goditja e këndit.

Kujtojmë se më herët, VAR-i i anuloi golin e barazimit Chelseat, të shënuar nga Kurt Zouma. /Insporti.com/

-->